VIDEO/ Një stuhi e rrezikshme rëre nga Mongolia mbulon Pekinin

VIDEO/ Një stuhi e rrezikshme rëre nga Mongolia mbulon Pekinin

10:39, 28/03/2021

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, u zgjua këtë mëngjes i mbuluar me rërë me grimca shumë të rrezikshme të sjella nga një stuhi shkretëtire nga Mongoli dhe Kina veriperëndimore.

Zyrtarët e Pekinit konfirmuan se stuhia e rërës solli një sasi të madhe të grimcave të rrezikshme të njohura si PM10, të cilat depërtojnë në organet e frymëmarrjes dhe grimcat PM2.5, të cilat mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, raportoi Reuters.

Dukshmëria në Pekin është zvogëluar, majat e disa rrokaqiejve nuk janë të dukshme për shkak të reve të rërës që vërtitet dhe këmbësorët po mbulojnë sytë duke u përpjekur 'të thyejnë' rërën dhe pluhurin.

Shërbimi meteorologjik kinez lëshoi ​​një alarm të verdhë meteorologjik të premten, duke paralajmëruar ardhjen e një stuhi rëre nga Mongoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco