Indonezi, sulm me bombë në kishë në prag të Pashkëve, 14 të plagosur

Indonezi, sulm me bombë në kishë në prag të Pashkëve, 14 të plagosur

10:50, 28/03/2021

Një sulm vetëvrasës me bombë jashtë një kishe katolike në qytetin indonezian Makassar ka lënë të paktën 14 persona të plagosur, thotë policia.

Policia tha se shpërthimi ndodhi kur dy persona u përpoqën të hynin në kishë të dielën e Palmave, ditën e parë të Pashkëve.

Një motor i shkatërruar dhe copa trupi njeriu u panë në vendin e ngjarjes, por ato nuk ishin identifikuar ende, tha Policia.

Islamistët militantë kanë sulmuar kisha në të kaluarën, por asnjë grup nuk ka thënë ende se ishte pas bombardimeve.

Ministri i Çështjeve Fetare Yaqut Cholil Qoumas e dënoi sulmin dhe i kërkoi policisë të rritë masat e sigurisë në vendet e besimit.

"Cilado qoftë motivi, ky sulm nuk mund të justifikohet nga asnjë fe, sepse vetëm u bën dëm njerëzve të tjerë," tha ai.

Çfarë dimë për sulmin?

Shpërthimi ndodhi rreth 10:30 me kohën lokale (03:30 GMT) në fund të një meshe në të Shtunën e Palmave.

"Ishin dy njerëz që ngisnin një motor kur shpërthimi ndodhi në portën kryesore të kishës, pasi autorët ishin përpjekur të hynin në kompleks," tha zëdhënësi i Policisë Kombëtare Argo Yuëono.

Më parë, policia lokale kishte thënë se të paktën një bombëvënës kishte vdekur në vendin e ngjarjes. Por nuk ka konfirmuar nëse të dy sulmuesit u vranë.

Një prift në kishë, At Ëilhemus Tulak, i tha Metro TV se rojet e sigurisë e kishin ndaluarr një bombëvënës të dyshuar. Sulmuesi, tha ai, arriti me motor dhe u përpoq të hynte në kishë.

Policia tha se  të paktën 14 persona u plagosën, duke përfshirë zyrtarët e kishës që ndaluan sulmuesit të hynin në mjediset e katedrales.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco