Goditet me raketë anija në pronësi të Izraelit, dyshime se sulmi erdhi nga Irani

Goditet me raketë anija në pronësi të Izraelit, dyshime se sulmi erdhi nga Irani

22:44, 25/03/2021

Një anije mallrash në pronësi të një kompanie izraelite është goditur nga një raketë në Detin Arabik, ku dyshohet se ishte një sulm iranian.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një zyrtar izraelit i sigurisë, foli në kushte anonimiteti, dhe ka theksuar se anija ishte në rrugë nga Tanzania për në Indi dhe ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e saj pas sulmit.

Megjithatë, zyrtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se, anija që lundronte nën një flamur liberian nuk pësoi dëme serioze dhe lajmet e Channel 12 raportuan se anija është në pronësi të XT Management, me qendër në qytetin port të Haifa.

Kompania e sigurisë detare Dryad Global tha se dyshonte, megjithëse nuk mund të konfirmonte, se anija e përfshirë në sulmin e pretenduar ishte anija kontejner MT LORI.

Ajo tha se anija, ndërsa ishte në rrugën për në Portin Indian Mundra nga Dar Es Salaam, u gjend në një ndalesë të plotë dhe u zhvendos për rreth tre orë, para se të vazhdonte udhëtimin e saj me shpejtësinë e saj origjinale. Ky sulm i pretenduar vjen rreth një muaj pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin për një shpërthim në bordin e një anijeje në pronësi të Izraelit në Gjirin e Omanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco