‘Luftë’ markave perëndimore/ Kina në sulm kundër akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut

‘Luftë’ markave perëndimore/ Kina në sulm kundër akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut

21:02, 25/03/2021

Pekini nisi të enjten një luftë PR-i, kundër markave perëndimore kritike për shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin Xinjiang, duke e vënë theksin te ndërprerja e lidhjeve të yjeve të showbiz-it kinez me kompani si “Nike” dhe “H&M”.

Të paktën 1 milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane, mbahen në kampet në Xinjiang, ku sipas grupeve të të drejtave të njeriut, autoritetet kineze sterilizojnë gratë dhe imponojnë punë të detyruar.

“Në ditët e sotme është e mundur që populli kinez të mos u lejojë më të huajve të hanë orizin kinez dhe pastaj të thyejnë tasin”, u shpreh Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Deklaratat e “Nike” dhe kompanisë suedeze të veshjeve “H&M” u bënë vitin e kaluar.

Por, thirrja e tyre arriti kulmin këtë javë pasi vendet perëndimore bashkuan forcat për të sanksionuar zyrtarët kinezë në Xinjiang për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sidoqoftë, deklarata e gjigantit suedez të shitjeve nuk shfaqej më në website-n e tij ditën e enjte.

Ndërsa “Nike” nuk iu përgjigj kërkesës për një koment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco