Kriza nga Covid mbështet me ‘shpatulla pas muri’ Vatikanin

Kriza nga Covid mbështet me ‘shpatulla pas muri’ Vatikanin

20:47, 25/03/2021

Kriza ekonomike për shkak të pandemisë së Covid-19 ka goditur dhe Vatikanin. 

Arka e Selisë së Shenjtë është vënë në vështirësi dhe kjo gjë e ka detyruar Papa Francescon që të shkurtojë pagat e kardinalëve.

Duke filluar nga muaji prill rreth 227 karindalë të Kurisë së Shenjtë nga 88 vende të botës do të kenë një reduktim me 10 % të pagës së tyre mujore.

Gjithashtu, Papa ka vendosur që për dy vite rresht pagat e puntorëve mos t’i rrisë.

Ndonëse arka është në vështirësi, Papa ka vendosur që mos pushojë asnjë të punësuar në Vatikan, dhe sipas tij kjo është mënyra më e mirë për të përballuar vështirësit ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Një e ardhme ekonomike e qëndrueshme kërkon ndër vendimet e tjera dhe masën në lidhje me pagat e personelit. Duke marrë parasysh se kosto e personelit përbën një zë të rëndësishëm në buxhetin e Selisë së Shenjtë e të shtetit të Vatikanit, kemi proceduar sipas kritereve proporcionale e progresive me qëllim ruajtjen e vendit të punës. Megjithatë, thuhet në këtë letër, ky vendim nuk do të zbatohet nëse personi dokumentin se paga e tij nuk plotëson përballjen me shpenzimet shëndetësore për të e për të afërmit deri në shkallë të dytë.”, shkruan në letrën e tij apostolike dërguar punonjësve të Selisë së Shenjtë, Papa Francesco.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco