Qyteti i njohur legalizon marijuanën për personat mbi 21-vjeç

Qyteti i njohur legalizon marijuanën për personat mbi 21-vjeç

19:39, 25/03/2021

New York, ka marrë një vendim, teksa pritet legalizimi i marijuanës për personat mbi 21-vjeç. Ky vendim është marrë nga Asambleja, Senati dhe zyra e Guvernatorit, ndërsa pritet që marrëveshja të vendoset si ligj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komitetit të Financave të Senatit Shtetëror Liz Krueger, e cila tha se marrëveshja trepalëshe është arritur dhe se hartimi i projektligjit është në proces përfundimi.

Ndërkohë sipas Krueger, taksa e marijuanës që përdoret për qëllime mjekësore nuk do të ketë ndryshim, ndërsa vendimi veç përdorimit, do të lejojë që qytetarët të kultivojnë bimën e kanabisit për përdorim personal.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka rishikuar këtë propozim, teksa ka thënë se vendimi i legalizimi të marijuanës është thelbësor dhe do të sjellë të ardhura për shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco