Përgjigjja e senatorit bëhet virale pasi gazetari i kërkojë ta vendosë maskën

Përgjigjja e senatorit bëhet virale pasi gazetari i kërkojë ta vendosë maskën

18:05, 25/03/2021

Senatori Ted Cruz të mërkurën refuzoi të vishte një maskë gjatë një konference për shtyp dhe pretendoi në mënyrë të gabuar se ai ishte duke ndjekur udhëzimet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, shkëmbimi erdhi ndërsa senatori i Teksasit mbajti një konferencë shtypi me senatorë të tjerë republikanë për të diskutuar imigracionin dhe një udhëtim të ardhshëm në kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Pamjet e konferencës për shtyp, në të cilën reporterët mund të shihen duke qëndruar afër Cruz, u transmetuan nga mediat dhe u shpërndanë edhe në mediat sociale – ku ka marrë edhe shumë reagime.

Por çfarë ka rënë në sy është momenti kur një reporter pyeti senatorin: “A do të mundeshit të vishni një maskë?”.

“Po, kur jam duke folur para kamerave televizive nuk do të mbaj maskë dhe të gjithë ne jemi imunizuar”, ka thënë Cruz ndërsa u bëri gjeste ligjvënësve të tjerë të kongresit pas tij, të cilët kishin maska të veshura.

“Kjo do të na bënte të ndiheshim më mirë”, kishte vazhduar reporteri.

Dhe reagimi i Cruz ka qenë jo shumë i pritur.

“Jeni të mirëpritur të largoheni më tej – nëse do të dëshironit”, është përgjigjur Cruz, para se të thoshte se të qenit në gjendje të mos vishni një maskë ishte “qëllimi kryesor i një vaksine”.

Ai pastaj pretendoi se “udhëzimi CDC është ai që po ndjekim”, megjithëse nuk është e qartë se cilës pjesë të udhëzimit CDC i referohej Cruz, shkruan Business Insider, duke shtuar se agjencia rekomandon që “njerëzit të mbajnë maska në ambiente publike, në ngjarje dhe tubime, dhe kudo që do të jenë pranë njerëzve të tjerë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco