Alarmohet aeroporti i Stambollit, dyshohet për bombë në dy avionë

Alarmohet aeroporti i Stambollit, dyshohet për bombë në dy avionë

17:02, 25/03/2021

Këtë mesditë, një alarm për bombë në dy avionë ka ngjallur panik në aeroportin e Stambollit.

Sipas mediave turke, dyshohet për bombë të vendosur në dy avionët me pasagjerë të “Turkish Airlines”, që kishin për destinacion Gjermaninë, konkretisht aeroportet në Mynih dhe Stuttgart.

Pas njoftimit, avionët u dërguan në zonën e sigurt të aeroportit dhe ka nisur ekzaminimi i aeroplanëve, për të gjetur nëse ka pako të dyshimta apo bombë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco