Skandali i maskave në Gjermani: Bavaria lëshon urdhër arresti

Skandali i maskave në Gjermani: Bavaria lëshon urdhër arresti

14:37, 25/03/2021

Hetuesit gjermanë në Bavari kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me skandalin e korrupsionit "aferën e  maskave" që përfshiu disa politikanë nga aleanca konservatore e Kancelares Angela Merkel, thanë prokurorët.

I dyshuari, i cili nuk u emërua, është ndaluar dhe hetuesit kanë sekuestruar pasuri "të mëdha" që i përkasin, tha zyra e prokurorit publik në Mynih.

Disa politikanë nga aleanca CDU-CSU e Merkel janë implikuar në të ashtuquajturën aferë maskash, e cila  ka bërë që ata të akuzohen për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga kontratat e maskave të koronavirusit. CSU është partia motër bavareze e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) të Merkel.

Është e paqartë nëse i dyshuari i arrestuar është një nga ligjvënësit e përfshirë në skandal apo ndonjë individ tjetër.

Prokurorët po hetojnë gjithsej pesë të dyshuar në lidhje me skandalin, i cili ka kontribuar në rënien e mbështetjes për konservatorët e Merkel gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Ligjvënësi i CSU, Georg Nuesslein, u vendos muajin e kaluar nën hetim për korrupsion pas akuzave që ai pranoi rreth 600,000 euro për të lobuar për një furnitor maskash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco