Juncker kritikon BE për Britaninë: Mjaft me këtë luftë budallaqe vaksinash, nuk jemi armiq!

Juncker kritikon BE për Britaninë: Mjaft me këtë luftë budallaqe vaksinash, nuk jemi armiq!

14:24, 25/03/2021

Bashkimi Europian ka qenë tepër i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm për buxhetin mbi vaksinat Covid dhe duhet të tërhiqet nga zhvillimi i një "lufte budallaqe vaksinash" me Britaninë, ka thënë ish-Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Juncker, i cili u zëvendësua nga Ursula von der Leyen në 2019, e konsideroi qasjen e BE-së për vaksinimin si të pafavorshme ndaj Britanisë, ku përhapja ka qenë më e shpejtë.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte “tifoz" i mekanizimit të Komisionit, sipas të cilit zyrtarët janë të autorizuar të ndalojnë dërgesat.

"Kjo mund të krijojë dëm të madh reputacioni në Bashkimin Evropian, i cili dikur ishte kampion i tregtisë së lirë në botë", tha Juncker për programin HARDtalk të BBC. "Dhe kështu që unë nuk mendoj se kjo është mënyra e duhur për ta bërë atë.

“Unë mendoj se duhet të tërhiqemi mbrapsh nga kjo luftë vaksinash. Them se ka vend për dialog, për diskutime, për zhvillimin e argumenteve në të dy anët e Kanalit. Askush në Britani, askush në Evropë nuk e kupton pse po shohim, sipas lajmeve, një luftë idiote vaksinash ... Ne nuk jemi në luftë dhe nuk jemi armiq. Ne jemi aleatë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco