Veprimi i avionit luftarak shashtis banorët

Veprimi i avionit luftarak shashtis banorët

12:26, 25/03/2021

Një avion i Marinës Mbretërore është përplasur në Kornuoll [Cornwall] gjatë një ushtrimi duke i detyruar dy pilotët që ishin brenda që të lëshoheshin me parashutë.

 

Banorët e atyshëm thonë se e kanë vërejtur avionin Hawk T1 që po fluturonte shumë poshtë shtëpive të tyre para se të përplasej në një arë në afërsi.

Avioni besohet të jetë përplasur rreth orës 9 e 40 të mëngjesit, shkruan DailyMail.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë: “Dy pilotët po kontrollohen nga mjekët pasi u lëshuan nga avioni përmes parashutës… një hetim për rastin do të fillojë.”

 

Banorët e ndodhur në afërsi thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të madh kur dy pilotët u lëshuan nga avioni i shpejtë me dy ulëse.

Një grua tha: “E pashë avionin të fluturonte shumë afër shtëpive tona, edhe më pas kishte një shpërthim dhe dy pilotët po zbrisnin nga qielli.”

“Parashutat u hapën. Avioni më pas u kthye në të majtë dhe u përplas në një arë në afërsi. Shpresoj se askush nuk është lënduar.”

Një grua tjetër kishte thirrur shërbimin e emergjencës 999.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco