Islamabad
Të paktën 5 persona humbën jetën dje vonë kur një ortek bore goditi një fshat në Kashmirin e administruar nga Pakistani.
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe 4 fëmijëve të saj, njoftoi Radio Pakistani.
Banorët lokal dhe policia nxorën trupat ndërsa puna e shpëtimit ende vazhdon.
Provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa dhe Kashmiri u goditën nga reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë tri ditëve të fundit.
© SYRI.net