Johnson reagon pas bllokimit të eksportit të vaskinave: BE-ja do të pendohet për këtë

Johnson reagon pas bllokimit të eksportit të vaskinave: BE-ja do të pendohet për këtë

20:33, 24/03/2021

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në reagimin e tij ndaj luftës së vaksinave Covid-19 që e nisi BE’ja tha se bizneset do të nxjerrin konstatimet e tyre për përkushtimin e bllokut ndaj sundimit të ligjit dhe tregut të lirë pas rregullave të reja drakoniane të shpalosura që në dukje kanë cak fushatën britanike të vaksinimit.

Me gjithë ankthin në shumë shtete anëtare rreth pengimit të kontratave të ligjshme, nën presidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovkis u ankua në një konferencë për shtyp të mërkurë se BE’ja paska eksportuar 43 milionë doza në 33 shtete që nga janari – përfshi 10 milionë doza në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se eksportet mund të kufizohen për shtete që kufizojnë eksportin e tyre të vaksinave apo lëndën e parë – si me ligj apo me mjete tjera. Dombrovksi tha se një parim tjetër do të ishte nëse shkalla e vaksinimi dhe nivelet e infektimi ishin “më të larta apo më të ulëta sesa e BE’së. Të dy kriteret përputhen me Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson tërhoqi vërejtjen se bllokada e vaksinave do të mund të shtynte bizneset të ikin nga BE’ja pasi Brukseli shënjestroi Mbretërinë e Bashkuar me kërcënim të ndalimit të eksportit tek shtetet me shkallë më të lartë të vaksinimit.

Kjo zënkë ndodhi në kohën e raportimeve të jashtëzakonshme se 29 milion doza të AstraZeneca po mbaheshin në një fabrikë në Itali. Sipas gazetës italiane La Stampa ky stok ishte caktuar për Britaninë, dhe ishte zbuluar pas një informacioni nga Brukseli.

Megjithatë, AstraZeneca këmbëngul se asnjë prej stoqeve nuk janë të caktuar për Britaninë, Kjo fabrikë thuhet se është një fabrikë paketimi për stoqe që do të dërgohen në Kanada dhe Meksikë.

Zyrtarët britanikë kanë njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do t’i arrijë caqet e caktuara të vaksinimit përkundër kufizimeve të BE’së.

Deri tani në Mbretërinë e Bashkuar janë administruar 28.3 milionë doza të vaksinës së parë, më shumë se 50 për qind të qytetarëve të moshës madhore.

BE ka administruar 59919000 doza, 11.3 për qind të popullatës brenda bllokut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco