Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri kthesë në lidhje me vendimin për të izoluar vendin për Pashkë. Ajo kërkoi falje në një fjalim prej katër minutash, që gazeta BILD e quan historik
Qeveria federale gjermane ndaloi vendimet e saj për Pashkët pas raundit të fundit të takimeve me drejtuesit e landeve.
Kancelarja Angela Merkel, 66 vjeç, deklaroi që në fillim të takimit: E mbaj përgjegjësinë e plotë për këtë- ishte gabimi im.
Më pas shtoi: “Kur e përplas kokën te muri, gjithmonë fiton muri- këtë e kam mësuar nga përvoja ime e gjatë”.
Për kancelaren gjermane ishte sot një ditë shumë e zezë...
Në mesditë, Merkel iu drejtua qytetarëve drejtpërdrejt: “Ju kërkoj falje të gjithëve,” tha ajo në konferencën për shtyp. Për gjithçka ajo mbante përgjegjësi të plotë e vetme.
Ajo e shpjegoi vendimin e saj: “Ta themi troç: ideja e një izolimi për Pashkët u krijua me qëllimet më të mira. Sepse ne absolutisht duhet ta ngadalësojmë dhe ta përmbysim valën e tretë të pandemisë. Sidoqoftë, ideja e izolimit për Pashkë ishte një gabim, qëllimi ishte i mirë, por nuk mund të zbatohej mirë me kohën e shkurtër në dispozicion”.
Ajo e mori përsipër fajin: “Dhe ta them me pak fjalë: ky gabim është vetëm gabimi im. Sepse në fund të fundit, unë kam përgjegjësinë përfundimtare për gjithçka. Kjo është përgjegjësia ime”.
Fjalë befasisht të qarta nga kancelarja!
© SYRI.net