Profesori rrihet pranë ambienteve të Universitetit në Athinë

Profesori rrihet pranë ambienteve të Universitetit në Athinë

14:42, 23/03/2021

Një profesor i edukimit fizik u sulmua brutalisht të shtunën e kaluar nga një burrë i panjohur në hyrje të ndërtesës së universitetit ku ai punon në Athinë të shtunën, pasi i kërkoi dhunuesit të largohej nga rrethimi.

Nikos Patsandaras, një profesor në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Shkencës Sportive në Universitetin e Athinës, tha se incidenti ndodhi kur ai arriti në zyrën e tij e cila është vendosur në një ndërtesë në rrethin e Dafni.

Patsandaras tha se e pa të riun duke debatuar me rojen e universitetit i cili nuk e linte të hynte në kampus me një qen. Kur profesori i kërkoi burrit t’i përmbahej ç'ka i thoshte roja, ai u qëllua me grushte në fytyrë dhe ra në tokë, pa ndjenja.

Roja më vonë i tha atij se i dyshuari vazhdonte ta shqelmonte në kokë dhe trup.

Patsandaras, i cili tha se burri nuk ishte student në universitet, gjithashtu tha se policia nuk pranoi të vinte në kampus dhe në vend të kësaj i tha viktimës ta raportonte sulmin në stacionin lokal të policisë.

Profesori tha se ai kishte vuajtur nga marramendje, të përziera, dhimbje koke dhe paqëndrueshmëri si rezultat i dëmtimeve të forta në kokë dhe mavijosjeve në trup.

Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Athinës thanë se ata kanë filluar procedurat për të identifikuar të dyshuarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco