Së shpejti një dokumentar për vdekjen misterioze të Brittany Murphy

Së shpejti një dokumentar për vdekjen misterioze të Brittany Murphy

12:54, 23/03/2021

Vdekja tragjike e Brittany Murphy në 2009 ishte misterioze dhe e papritur.

Aktorja e famshme vdiq në moshën 32 vjeç.

Shkaqet, sipas vendimit mjeko-ligjor, ishin një kombinim i pneumonisë, mungesës së hekurit dhe "varësisë së shumëfishtë të drogës".

Burri i saj, Simon Monjack, vdiq disa muaj më vonë - ai gjithashtu vuante nga pneumonia dhe anemia e rëndë.

Vdekja e saj ndezi një dekadë teoritë e konspiracionit dhe tani është vendosur të hetohet si pjesë e një dokumentari të ri të HBO Max.

Të dy pjesët e dokumentarit, i cili aktualisht nuk ka titull, do të ofrojnë një portret të thellë, intim të jetës dhe karrierës së Murphy, si dhe provat që çuan në vdekjen e saj të parakohshme.

Sipas Deadline, dokumentari do të "tejkalojë teoritë dhe titujt e konspiracionit" dhe do të përfshijë pamje të reja arkivore dhe intervista me njerëz të afërt me aktoren.

''Dokumentari do të tregojë historinë tronditëse të jetës së saj. Krijimi i një dokumnetari për jetën dhe vdekjen e papritur të Brittany Murphy u prodhua me shumë përgjegjësi. Ne kemi punuar me një ekip të mrekullueshëm për të krijuar një ekzaminim të kujdesshëm të një tragjedie që prej kohësh ka qenë spekulative." tha Jennifer O'Connell nga HBO Max.

Seriali do të krijohet nga Blumhouse Television dhe Pyramid Productions.

Cynthia Hill do të jetë regjizorja, ndërsa Jason Blum, Chris McCumber, Jeremy Gold, Mary Lisio dhe James Buddy Day do të bashkohen si prodhues ekzekutiv.

"Unë pranova të bëja këtë film sepse mendoj se është për të ardhur keq që jeta dhe karriera premtuese e Brittany u turpëruan nga rrethanat e vdekjes së saj. Unë mendoj se është e rëndësishme të tregojmë talentin e saj ndërsa përpiqemi të shpjegojmë rrethanat tragjike që çuan në vdekjen e saj dhe të burrit të saj."tha Hill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco