OKB: 15 të vdekur, 400 të zhdukur në zjarrin e kampit Rohingya

OKB: 15 të vdekur, 400 të zhdukur në zjarrin e kampit Rohingya

11:30, 23/03/2021

Gjenevë - Të paktën 15 njerëz janë vrarë në një zjarr të madh që shpërtheu në një kamp refugjatësh Rohingya në Bangladesh, ndërsa 400 persona mbeten të zhdukur, tha të martën agjencia e refugjatëve e OKB.

"Është i madh, është shkatërrues," tha Johannes van der Klaauë i UNHCR-së, i cili u bashkua me një konferencë në Gjenevë nga Daka në Bangladesh. "Ne ende kemi 400 njerëz të pangjetur, ndoshta diku në rrënoja," tha ai.

Ai shtoi se UNHCR ka raporte për 560 persona të plagosur dhe 45,000 njerëz të zhvendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco