5000 stërlina gjobë, zbulohet arsyeja pse Anglia do të forcojë masat për udhëtimet jashtë vendit

5000 stërlina gjobë, zbulohet arsyeja pse Anglia do të forcojë masat për udhëtimet jashtë vendit

11:16, 23/03/2021

Një gjobë prej 5000 stërlina për këdo në Angli që përpiqet të udhëtojë jashtë vendit pa ndonjë arsye të fortë,  pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme si pjesë e ligjeve të reja të koronavirusit.

Ky shtërngim masash ka ardhë si pasojë pasi në Britani janë zbuluar raste të mutacionit të koronavirusit nga New York.

Sipas një zyrtari britanik të Shëndetit Publik, tre raste të mutacionit të Nju Jorkut ‘B.1.5261’’ janë regjistaruar deri më tani dhe siç raportohen nga shtypi britanik, ato janë udhëtarë.

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar më shumë se 2,565 raste të mutacionit të koronavirusit në New York , një fakt që shqetëson shumë shkencëtarët. 

Njerëzit me këtë mutacion të koronavirusit mund të infektohen përsëri me virusin, edhe nëse janë vaksinuar kundër Covid-19, paralajmërojnë disa ekspertë shëndetësorë amerikanë.

Dhe ndërsa në Britani alarmi është dhënë pasi është zbuluar mutacioni i koronavirusit nga Nju Jorku, qeveria e Londrës po shtrëngon masat për udhëtime të panevojshme jashtë vendit. 

Sipas Daily Mail , britanikët do të jenë në gjendje të udhëtojnë jashtë vendit për punë, studim, detyrime ligjore ose zgjedhje, zhvendosje, kujdes për fëmijë ose të jenë të pranishëm në lindjen e një fëmije, të vizitojnë një të afërm ose mik të ngushtë shëndeti i të cilit është në gjendje kritike, funerali, pjesëmarrja në një ceremoni të ngushtë familjare të martesës dhe takimet mjekësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco