Anglia: 5,000 stërlina gjobë për njerëzit që shkojnë me pushime jashtë vendit

Anglia: 5,000 stërlina gjobë për njerëzit që shkojnë me pushime jashtë vendit

10:14, 23/03/2021

Një gjobë prej 5000 stërlina për këdo në Angli që përpiqet të udhëtojë jashtë vendit pa ndonjë arsye të fortë,  pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme si pjesë e ligjeve të reja të koronavirusit.

Dënimi përfshihet në legjislacionin që do të votohet nga deputetët të enjten.

Pushimet jashtë vendit aktualisht nuk lejohen sipas rregullit "qëndro në shtëpi" që përfundon të hënën.

Por ndalimi i largimit nga Britania e Madhe do të bëhet ligj i posaçëm i mbështetur nga kërcënimi me gjobë.

Sipas planit aktual për lehtësimin e kufizimeve, data më e hershme që njerëzit në Angli mund të shkojnë jashtë për pushime është 17 maji.

Sidoqoftë, një rritje tjetër e rasteve të Covid në Evropën kontinentale si dhe shtrirja e ngadaltë e vaksinave në të gjithë Evropën, ka hedhur dyshime për rifillimin e udhëtimeve jashtë vendit.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se kufizimet për të udhëtuar jashtë vendit ishin të domosdoshme për të shmangur importimin e një numri të madh të rasteve dhe varianteve të reja që mund të vinin në rrezik, efikasitetin e vaksininimit.

Ministri i Kabinetit Rachel Reeves tha për BBC se Laburistët mbështetën masat për të mbajtur kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar të sigurt dhe për të shmangur importimin e varianteve të reja, por tha se "ngadalësia e qeverisë për të reaguar" kishte kontribuar në shkallën e lartë të vdekshmërisë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco