E turpshme: Incizoi veten duke bërë seks oral në kuvend, kjo i bëri vaki

E turpshme: Incizoi veten duke bërë seks oral në kuvend, kjo i bëri vaki

09:37, 23/03/2021

Një ndihmës i lartë është shkarkuar nga puna në Australi pas publikimit të videove që e kanë shokuar publikun në atë vend. Në video shihen anëtarë të stafit të kuvendit duke kryer akte seksuale brenda ndërtesës së institucionit.

Në një video shihet një ndihmës duke kryer akt seksual në tavolinën e punës së një deputeteje. Kryeministri australian, Scott Morrison, tha se pamjet janë të turpshme.

Shkarkimi i ndihmësit erdhi pasi një anëtare e stafit rrëfeu se si kishte frikë se do ta humbte vendin e punës pas një sulmi të pretenduar seksual kundër saj.

Brittany Higgins pretendon se është dhunuar seksualisht nga një koleg me pozitë të lartë në një zyrë në mars të vitit 2019, por thotë se u ndie nën trysni për të mos e raportuar rastin në polici, shkruan BBC.

Deklarata e saj nxiti shumë reagime. Javën e kaluar, mijëra njerëz protestuan kundër abuzimit seksual të grave në Australi.

Videot u zbuluan në mediet australiane nga një ish-anëtar i stafit qeveritar, i cili tha se është bërë imun ndaj pamjeve për shkak të sasisë së madhe të tyre që ka pranuar deri më tani.

Përpos këtyre videove, të incizuara dy vite më parë, ai tha se disa persona e kanë shfrytëzuar edhe dhomën e lutjeve për të bërë marrëdhënie seksuale dhe madje kanë sjellë punëtorë seksi në kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco