Përmbytja e 50 vjetëve në Australi: Evakuohen mijëra njerëz prej përkeqësimit të reshjeve Foshnje e shpetuar me nje tjeter femije, kater te rritur dhe tre qen ne perendim te Sidnejt

Përmbytja e 50 vjetëve në Australi: Evakuohen mijëra njerëz prej përkeqësimit të reshjeve

07:31, 22/03/2021

Rreth 18,000 australianë janë evakuuar nga përmbytjet në Uellsin e Ri Jugor ndërsa shiu i madh vazhdon të godasë bregun lindor.

Ditët me përmbytje të rrëmbyeshme kanë bërë që lumenjtë dhe digat të derdhen rreth Sidneit - kryeqyteti i shtetit - dhe në Queensland në juglindje.

Zyrtarët thonë se "përmbytje si kjo që ndodhin vetëm një herë në 50 vjet" mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe kanë nxitur qytetarët që të tregojë kujdes.

Kryeministri Scott Morrison ka akorduar fonde për ata që janë detyruar të largohen.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor,  Gladys Berejiklian tha se asnjë vdekje nuk ishte raportuar të hënën vonë - duke e përshkruar atë si "një mrekulli duke pasur parasysh atë që kemi kaluar".

Por ka pasur dëmtime të shumta në zonat e prekura, ku jetonjnë një e treta e 25 milionë banorëve të Australisë.

Zonja Berejiklian tha se shumë prej komuniteteve "që po goditen nga përmbytjet" ishin prekur nga zjarret dhe thatësira verën e kaluar.

"Unë nuk di ndonjë moment në historinë e shtetit ku kemi pasur këto kushte ekstreme të motit në një interval kaq të shpejtë dhe në mes të një pandemie," tha ajo.

Shërbimet e urgjencës kanë kryer të paktën 750 shpëtime, duke përfshirë largimin e njerëzve nga makinat. Një familje e bllokuar u ngrit nga shtëpia e tyre e përmbytur me një helikopter.

Po ashtu shpëtuan një familje me një foshnjë nga përmbytja në shtëpinë e tyre në perëndim të Sidneit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco