Shumë hotele do të hapen që këtë pranverë në Greqi

Shumë hotele do të hapen që këtë pranverë në Greqi

07:15, 22/03/2021

Krerët e gjashtë grupeve kryesore hoteliere greke shprehën optimizëm të rezervuar në një prononcim për Kathimerini se ky sezon turistik do të jetë dukshëm më i mirë se ai i fundit, në mungesë të ndonjë problemi të papritur me koronavirusin, duke deklaruar  se synojnë t’i hapin subjektet e tyre në pranverë.

Ata të gjithë e pranojnë si veçanërisht të dobishme për një reagim të turizmit, iniciativën e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, të cilën Komisioni Evropian e pranoi javën e kaluar, në lidhje me çertifikatën e gjelbër dixhitale, megjithëse gjithashtu shprehin shqetësimet e tyre se sa të huaj do të vendosin që të udhëtojnë në Greqi.

Duke pasur parasysh sa më sipër, shumica e hotelierëve grekë po planifikojnë të rihapin në shumicë - nëse jo të gjithë - hotelet e tyre, disa prej tyre që në fund të marsit, ndryshe nga sezoni i kaluar kur shumë komplekse hotelesh mbetën të mbyllura për shkak të mungesës së kërkesës.

Fitimi për turizmin e këtij viti është vendosur në një normë prej 40% -50% të të ardhurave rekord të arritura në 2019, kur Greqia pati 31,3 milionë vizitorë dhe siguroi xhiron 18,17 miliardë euro.

Vitin e kaluar, të dy shifrat, si ajo e vizitorëve dhe të ardhurat regjistruan një ulje vjetore prej 76.5%, sipas statistikave zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco