Arrestohet deputeti pro-kurd në parlamentin Turk

Arrestohet deputeti pro-kurd në parlamentin Turk

19:21, 21/03/2021

Policia turke, arrestoi këtë mëngjes deputetin pro-kurd, Omer Faruk Gergerlioglu, në mjediset e parlamentit.

Ai protestoi atje për katër netë sepse iu mor imuniteti dhe statusi parlamentar.

Selia e Partisë Demokratike Popullore, njoftoi se Gergerlioglu u arrestua në Ankara, me pizhame dhe pantofla, pak para lutjes në mëngjes, raporton aljazeera.

 

Partia Demokratike e Popullit, është partia e tretë më e madhe politike në Turqi, e cila është përballur me presion nga autoritetet për disa vjet.

Këto presione arritën kulmin të mërkurën e kaluar, kur kryeprokurori turk vendosi ta ndalojë atë për të vepruar për shkak të lidhjeve të saj të pretenduara me ekstremistët kurdë, të cilat partia i mohon dhe i quan një “grusht shteti politik”.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është shpallur një organizatë terroriste në Turqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco