Shpërthen pas 900 vitesh vullkani në Evropë, 4 mijë tërmete në pak ditë

Shpërthen pas 900 vitesh vullkani në Evropë, 4 mijë tërmete në pak ditë

21:17, 20/03/2021

Një vullkan ka shpërthyer pranë kryeqytetit Reykjavik, në Islandë pas mijëra tërmetesh të vogla që kanë ndodhur në zonë javët e fundit.

Një re e kuqe tymi ka ndriçuar kryeqytetin mbëmjen e së premtes dhe si shkak i këtij vullkani të gjitha fluturimet janë anuluar.

Sipas njoftimit të zyrës meteorologjike shpërthimi vullkanik ka filluar në Fagradalsfjall, një mal pozicionuar në jug-perëndim të kryeqytetit. Shumë video të llavës duke daë nga toka janë duke qarkulluar në rrjete sociale.

” Çarja vlerësohet të jetë e gjatë rreth 200 metra ” , ka thënë zyra metereologjike.

Policia është gjendur menjëherë në vendngjarjenpër të mbajtur larg zonës të gjithë qytetarët.

Më shumë se 40,000 tërmete kanë ndodhur në zonë në katër javët e fundit, një numër shumë herë më i lartë krahasuar me vitet e tjera.

Sistemi vullkanik Krysuvik, i cili nuk ka një vullkan qendror, ndodhet në jug të malit Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes në Islandën jug-perëndimore. Vullakani ka qenë joaktiv për 900 vite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco