'Kundër masave anti-Covid', protestuesit refuzojnë paralajmërimet, përleshen me policinë

'Kundër masave anti-Covid', protestuesit refuzojnë paralajmërimet, përleshen me policinë

18:14, 20/03/2021

Ditën e sotme, protestat kundër masave të qeverisë për koronavirusin, kanë nisur në disa vendndodhje të Londrës, megjithë paralajmërimet për ndalim të demonstrimeve prej pandemisë.

Policia e Londrës nuk arriti të përmbajë sot protestuesit, të cilët u përleshën me oficerët e policisë pasi refuzuan paralajmërimet e tyre për “shkelje të rregullave të epidemisë” në zonën qendrore të parkut Hyde Park.

Protestuesit, shumica e të cilëve pa maska, udhëhiqeshin nga aktivisti i opozitës laburiste britanike Piers Corbyn dhe aktori vendas Laurence Fox duke kërkuar fundin e kufizimeve të vendosura prej më shumë se një vit.

Qeveria britanike po vihet nën presion për zbutjen e masave të koronavirusit dhe lejimin e protestave teksa më shumë se 60 deputetë kanë nënshkruar një letër që thotë se arrestii i njerëzve në protesta është ‘i papranueshëm e i paligjshëm’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco