Sulmi në Atlanta, Biden: Amerikanët duhet të ngrihen kundër urrejtjes

Sulmi në Atlanta, Biden: Amerikanët duhet të ngrihen kundër urrejtjes

16:22, 20/03/2021

Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të flasin kuindër urrejtjes, duke paralajmëruar se “heshtja është bashkëpunim” përpara akteve raciste.

Z.Biden u takua me udhëheqësit aziatiko-amerikanë pas sulmit të 16 marsit në 3 sallonet e masazhit në zonën e Atlantës.

Nga të shtënat u regjistruan 8 viktima, përfshirë 6 gra aziatike.

Pavarësisht se policia nuk tha se motivi i sulmit ishte racizmi, ai erdhi pas një rritjeje të dhunës anti-aziatiko, raporton BBC.

“Krimet e urrejtjes kundër njerëzve me origjinë nga Azia Lindore janë rritur gjatë pandemisë Covid-19 dhe racizmi ka qenë një “helm i shëmtuar që prej kohësh ka ndjekur dhe munduar kombin tonë,” tha Z. Biden.

“Amerikanët duhet të punojnë për ta shuar.”

Z. Biden gjithashtu i kërkoi Kongresit të miratojë ligjin për krimet e urrejtjes në lidhje me koronavirusin, të prezantuar në fillim të këtij muaji nga dy ligjvënës aziatiko-amerikanë.

Akti i Krimeve të Urrejtjes Covid-19 do të forconte përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të luftuar akte të tilla.

“Projekt-ligji do të “përshpejtojë përgjigjen e qeverisë federale ndaj rritjes së krimeve të urrejtjes të përkeqësuara gjatë pandemisë, të mbështesë qeveritë e shtetit për të përmirësuar raportimin e krimeve të urrejtjes dhe të sigurojë që informacioni për krimet e urrejtjes të jetë më i arritshëm për komunitetet aziatike amerikane“, tha Shtëpia e Bardhë .

Sidoqoftë, Z. Biden shtoi se “për të gjitha të mirat që mund të bëjnë ligjet, ne duhet të ndryshojmë zemrat tona”.

“Urrejtja nuk mund të ketë asnjë port të sigurt në Amerikë. Ajo duhet të ndalet,” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco