Arrestohet një burrë i aramtosur rëndë jashtë rezidencës së Kamala Harris

Arrestohet një burrë i aramtosur rëndë jashtë rezidencës së Kamala Harris

13:18, 19/03/2021

Policia e Uashington D.C arrestoi të mërkurën një burrë jashtë rezidencës së Zëvendës Presidentit Kamala Harris pasi autoritetet gjetën një pushkë dhe municion në makinën e tij.

Autoritetet iu përgjigjën një informacioni për një person të dyshimtë pranë Observatorit Detar, ku ndodhet rezidenca e Zv.Presidentes, rreth orës 12:00. ET, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane DC. I dyshuari u identifikua "bazuar në një buletin të inteligjencës", thanë zyrtarët.

Paul Murray, një banor 31-vjeçar nga San Antonio, Texas, u arrestua fillimisht nga Shërbimi Sekret i SHBA dhe më pas u arrestua nga oficerët e MPD. Policia tha që Murray kishte në zotërim një "municion të madh."

Murray përballet me disa akuza, duke përfshirë mbartjen e një arme të rrezikshme, mbajtjen e një pushke ose shotgun dhe municion të paregjistruar.

Përfaqësuesit e Shërbimit Sekret dhe Policia e Kapitolit nuk pranuan të komentojnë më tej mbi situatën.

Harris dhe familja e saj kanë jetuar në Blair House, rezidenca zyrtare e mysafirëve në Shtëpinë e Bardhë në Pennsylvania Avenue, javët e fundit ndërkohë që rezidenca e Zv.Presidentes po i nënshtrohet rikonstrksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco