Trump për fjalët se Meghan Markle do të kandidojë për Presidente: 'Uroj të ndodhë'

Trump për fjalët se Meghan Markle do të kandidojë për Presidente: 'Uroj të ndodhë'

09:04, 19/03/2021

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump i tha Fox News të martën se nëse thashethemet për një kandidim të mundshëm presidencial të Meghan Markle në 2024 dalin se janë të vërteta, ai do të kishte një "emocion edhe më të fortë ndaj garës" në zgjedhjet e ardhshme.

Trump u pyet se si i vlerësonte fjalët se Markle mund ta mendonte një kandidim për president gjatë një intervistë ekskluzive me Maria Bartiromo në "Fox News Primetime".

Ishte Daily Mail që citoi gjatë fundjavës, një politikan pa i dhënë emrin, të Mbretërisë së Bashkuar, që pretendoi se Markle po takohej me demokratë për të shqyrtuar një ofertë të mundshme për Presidente në 2024.

“Unë uroj që të ndodhë. Nëse do të ndodhte, mendoj se do të kisha një ndjesi edhe më të fortë ndaj konkurimit," i tha Trump, gazetares Bartiromo. Më herët gjatë intervistës, ish-Presidenti nuk e konfirmoi nëse ai vetë po planifikonte të kandidonte përsëri në 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco