Korea e Veriut injoron përpjekjet e SHBA-së për bisedimet e programit bërthamor

Korea e Veriut injoron përpjekjet e SHBA-së për bisedimet e programit bërthamor

09:54, 19/03/2021

Koreja e Veriut deklaroi se do t’i injorojë përpjekjet e SHBA-së për të rinisur negociatat për programin bërthamor, deri në momentin që Uashingtoni do të ndryshojë qasjen ndaj vendit.

“Asnjë dialog nuk do të ndodhë, nëse SHBA-ja nuk zmbrapset nga politika armiqësore ndaj Koresë së Veriut”, tha ministri i parë i Jashtëm verikorean, Choe Son Hui.

Koreja e Veriut kërkon heqjen e sanksioneve ndaj vendit, në mënyrë që të fillojë procesi i denuklearizimit, por kjo kërkesë është refuzuar nga Amerika. 

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se prej mesit të shkurtit, SHBA ka kontaktuar Korenë e Veriut por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco