E rëndë në Afganistan, bomba shpërthen autobusin, ndërrojnë jetë 4 punonjës qeverie

E rëndë në Afganistan, bomba shpërthen autobusin, ndërrojnë jetë 4 punonjës qeverie

21:15, 18/03/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan. Shpërthimi i një bombe, që ishte vendosur në buzë të rrugës, vrau këtë të enjte katër punonjës të qeverisë afgane në Kabul.

“Reuters”, shkruan se asnjë nuk ka marrë përgjegjësitë për shpërthimin, megjithëse qeveria ka fjalësuar kryengritësit italianë për sulmet e fundit ndaj zyrëtarëve, gazetarëve dhe qytetarëve.

Aksidenti i rëndë vjen një ditë pasi nëntë anëtarë të forcave të sigurisë, u vranë si pasojë e rrëzimit të helikopterit e me të cilin po udhëtonin. Talibanët kanë mohuar të kenë dorë mbi këtë ngjarje, raporton “Reuters”.

Kujtojmë se sulmi ka ndodhur në të njëjtën ditë, kur qeveria afgane, talibanët dhe vendet e rëndësishme botërore, përfshirë dhe SHBA, u takuan në Moskë për të punuar mbi zvogëlimin e dhunës e për të filluar procesin e paqes afgane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco