E quajti vrasës, Putin habit me reagimin ndaj Biden: I uroj atij...

E quajti vrasës, Putin habit me reagimin ndaj Biden: I uroj atij...

19:10, 18/03/2021

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është përgjigjur Presidentit të SHBA, Joe Biden, pasi ky e fundit e quajti atë vrasës.

Në një intervistë, Biden tha se Putin “do të paguaj shumë shpejt”, duke përshkallëzuar tensionet mes dy vendeve.

Në përgjigjen e tij, Putin i uron fillimisht “shëndet” Biden, ndërsa akuzës “vrasës” ai iu përgjigj duke thënë se “një person e njeh të ngjashmin e tij”.

Ai kritikoi Biden për “mizoritë” e kaluara të Amerikës, përfshirë ekzekutimin e amerikanëve vendas dhe mbajtjen e afrikanëve si skllevër, duke argumentuar se kjo ka çuar në tensionet e tanishme racore.

“Unë doja t’i uroj atij shëndet. Këtë e them pa ironi dhe pa shaka”, tha Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco