Biden e quajti vrasës Putinin, Rusia dëshiron kërkimfalje

Biden e quajti vrasës Putinin, Rusia dëshiron kërkimfalje

13:05, 18/03/2021

Rusia dëshiron një kërkimfalje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi që Presidenti Joe Biden ka thënë se mendon që homologu i tij rus, Vladimir Putin është vrasës.

Në një intervistë për ABC News, Biden ishte përgjigjur me “Po” kur është pyetur nëse beson se Putin ishte vrasës, raporton Reuters.

Konstatin Kosachyov, zëvendëskryetar i Dhomës së Lartë, i ka quajtur të papranueshme komentet e Biden, që sipas tij ndikojnë në marrëdhënien mes dy shteteve që edhe ashtu është e keq.

“Dyshoj që nuk do të jetë i fundit nëse pala amerikane nuk vjen me një shpjegim ose kërkim falje”, ka thënë Kosachyov.

Ai është shprehur se tërheqja e mabsasdorit ka qenë i vetmi hap i përgjegjshëm që mund të bënte Rusia në këtë rrethanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco