Tragjike: COVID-19 i merr jetën vajzës 12-vjeçare

Tragjike: COVID-19 i merr jetën vajzës 12-vjeçare

11:11, 18/03/2021

Është shënuar viktima më e re nga COVID-19 në Kroaci. Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci kanë humbur jetën 12 persona.

Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë, Vera Katalini-Jankovi, vajza kishte probleme me zemrën.

“Sapo kemi marrë informacione se fëmija vdiq nga koronavirusi dhe se ishte një sëmundje e rëndë kardiake dhe nuk kemi ende të dhëna të tjera”, ka deklaruar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco