Turqia drejt ndalimit të partisë së dytë më të madhe opozitare që përkrah kurdët

Turqia drejt ndalimit të partisë së dytë më të madhe opozitare që përkrah kurdët

09:06, 18/03/2021

Një prokuror turk i ka kërkuar gjykatës më të lartë në vend që ta ndalojë partinë e dytë më të madhe opozitare në Turqi, HDP, e cila njihet për përkrahjen që ia ofron pakicës kurde.

Prokurorët paraqitën rast me të cilin e akuzuan Partinë Popullore Demokratike për bashkëpunim me një lëvizje të ndaluar militante kurdë, shkruan BBC.

HDP-ja është partia e tretë me numrin më të madh të ulëseve në kuvend. Ajo ka mohuar se ka ndonjë lidhje me militantët. “Rasti kundër nesh është një goditje e rëndë për demokracinë dhe ligjin”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave demokratike, opozitës sociale dhe politike dhe popullit tonë që të bashkohen në një luftë të përbashkët kundër këtij puçi politik”, thuhet më tej në deklaratë.

Viteve të fundit, autoritetet në Turqi i kanë hetuar ose i kanë burgosur ligjvënësit e kësaj partie, përfshirë ish-kryetarin e saj, Selahattin Demirtas.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, për një kohë të gjatë e ka akuzuar këtë parti se është fasadë politike e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është e ndaluar në Turqi.

Turqia madje e cilëson këtë parti si grup terrorist. Të njëjtin cilësim për të  e kanë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka organizuar kryengritje kundër qeverisë turke që nga viti 1984m, duke bërë thirrje për më shumë të drejta dhe liri për pakicën kurdë. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco