Sulmoi me armë zjarri një qendër masazhimi, raportohen 8 viktima

Sulmoi me armë zjarri një qendër masazhimi, raportohen 8 viktima

18:15, 17/03/2021

Zyrtarët në qarkun Cherokee, SHBA kanë publikuar emrat e pesë viktimave që u qëlluan gjatë të shtënave që ndodhën të martën në një qendër masazhimi aziatik në  Acëorth, Georgia.

Sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Cherokee, katër persona humbën jetën në vend.

Ata ishin  Delaina Ashley Yaun, 33 vjeç, nga Acworth, Paul Andre Michels, 54 vjeç, nga Atlanta, Xiaojie Yan, 49 vjeç, nga Kennesaw, Daoyou Feng, 44-vjeçar.

Ndërsa një person i pestë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën, raporton CNN.

Bëhet fjalë për Elcias R. Hernandez-Ortiz, 30 vjeç, nga Acworth. Sulmi ndodhi të martën mbrëma ndërsa për pasojë humbën jetën tetë persona në tre sallone të ndryshme masazhesh në zonën e Atlantës.

Emrat e katër viktimave të vrara në Atlanta nuk janë bërë të ditur. Mbi të dyshuarin, 21-vjeçarin Robert Aaron Long, rëndojnë katër akuza për vrasje dhe një akuzë për Sulm të Rënduar.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën e Mbrojtjes për të Rriturit në Qarkun Cherokee./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco