Me breshëri plumbash vritet figura e ‘shquar’ e mafias italiane

Me breshëri plumbash vritet figura e ‘shquar’ e mafias italiane

16:55, 17/03/2021

Një anëtar i “shquar” i organizatës mafioze italiane Camorra, Antonio Volpe, 77-vjeç, është vrarë në një pritë në Napoli, ka bërë të ditur sot policia italiane.

Në mafian e Napolit, konsiderohet si anëtar i “shquar”. Volpe është goditur nga një breshëri plumbash.

Ai është vrarë nga një vrasës me pagesë që ishte në një motoçikletë në Fuorigrota të Napolit.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ishin organizuar prita ndaj Volpes.

Në vitin 2005 kishin tentuar për ta vrarë, por pa ndonjë sukses. E sulmi i mbrëmshëm ka qenë fatal për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco