Tajlandë, konfiskohen 6 mace të kushtueshme të narko-trafikantëve tajlandezë

Tajlandë, konfiskohen 6 mace të kushtueshme të narko-trafikantëve tajlandezë

12:37, 17/03/2021

Bankok - Gjashtë mace të racës së pastër që vlenin mijëra dollarë u konfiskuan nga Policia pas bastisjes së një rrjeti droge në Tajlandë, nën dyshimin se ishin përdorur për të pastruar para, ndërkohë  aktivistët e të drejtave të kafshëve nisën protestat ndaj planit për t'i nxjerrë në ankand.

Macet, përfshirë pesë të racës skoceze Fold dhe një Bengali, u konfiskuan të hënën pas një bastisjeje në një shtëpi në provincën Rayong të Tajlandës që i përkiste një gruaje të përfshirë në trafikun e drogës.

Gruaja u identifikua si një nga tre personat në një rrjet që autoritetet kishin kërkuar ta arrestonin që nga janari, tha policia, duke shtuar se ajo kishte ikur para se të mbërrinin.

Policia sekuestroi shtëpinë, tokën, një makinë dhe gjashtë macet nën dyshimin se ishin pasuri e përdorur për të pastruar para. Si pasuri e gjallë, macet do të shiteshin në një ankand publik ndërsa çështja po vazhdon, tha policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco