Pas kërcënimeve dhe poshtërimeve, truproja e Erdoganit kryen vetëvrasje

Pas kërcënimeve dhe poshtërimeve, truproja e Erdoganit kryen vetëvrasje

11:33, 17/03/2021

Oficeri i policisë Mehmet Ali Bulut, i cili ka punuar që nga viti 1993 në Departamentin e Mbrojtjes Presidenciale, ka kryer vetëvrasje.

Kanë qenë tre kolegët e tij ata të cilët gjetën trupin e pajetë të truprojës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai kishte lënë një letër teksa shkruante se kishte marrë “Fyerje, kërcënime, poshtërim dhe e kishin quajtur gënjeshtar. Çdo njeri ka krenarinë e tij dhe unë nuk mund t’i duroja më këto fjalë”.

Ai gjithashtu theksoi se nuk dëshironte që eprorët e tij të merrnin pjesë në varrim, përveç një shefi të policisë.

Policia ka nisur hetimet mbi këtë rast që ka tronditur shtetin turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco