Japoni/ Gjykata vendos që mos lejimi i martesave të të njëjtit seks është antikushtetues

Japoni/ Gjykata vendos që mos lejimi i martesave të të njëjtit seks është antikushtetues

10:32, 17/03/2021

Një gjykatë e rrethit japonez vendosi të mërkurën që mos lejimi i çifteve të të njëjtit seks të martohen është "antikushtetuese" sepse shkel të drejtën e barazisë, duke vendosur një precedent të ri në vendin e vetëm të G7 që nuk njeh plotësisht unionet e të njëjtit seks.

Paditësit janë në mesin e 13 çifteve të të njëjtit seks, të cilët ngritën padi në Ditën e Shën Valentinit në 2019 duke kërkuar që të detyrojnë qeverinë të njohë martesat gej.

Në vendimin e parë mbi proceset gjyqësore, një gjykatë në Sapporo hodhi poshtë një kërkesë për dëmshpërblim prej një milion jen (9,000 dollarë) për person për mohimin e të drejtave të njëjta ligjore si çiftet heteroseksuale.

Por gjykata gjeti se mos njohja e martesave të të njëjtit seks ishte antikushtetuese - e vlerësuar si një përparim i madh nga aktivistët.

Çiftet vendosën të ndërmarrin veprime ligjore pasi u përpoqën të regjistronin martesat e tyre në autoritetet lokale në janar 2019, por u refuzuan me arsyetimin se martesa e të njëjtit seks nuk ka status ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco