Trump: Vendimi për kandidaturën pas zgjedhjeve për Kongresin në 2022

Trump: Vendimi për kandidaturën pas zgjedhjeve për Kongresin në 2022

10:01, 17/03/2021

Uashington - Ish Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se ai do të marrë një vendim mbi rikandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve për Kongresin në nëntor të vitit të ardhshëm.

Reuters raporton se Trump i tha Fox Neës se ai aktualisht është i përkushtuar për të ndihmuar republikanët në përpjekjen e tyre për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe Senatit në zgjedhjet e 2022 dhe se ai beson se ka një shans shumë të mirë për këtë.

Trump theksoi se ai do të marrë vendimin mbi kandidaturën e re për Shtëpinë e Bardhë pas atyre zgjedhjeve dhe se sondazhi i opinionit publik tregon se mbështetësit e tij janë të gatshëm ta mbështesin atë nëse ai hyn përsëri në garë për mandatin presidencial.

Ish presidenti amerikan gjithashtu tha se ai do të zhvillonte një fushatë në zgjedhjet e vitit 2022 për kandidatët që e mbështesin atë dhe politikën e tij, dhe kundër atyre republikanëve të cilët ai i konsideron të pabesë.

Reuters raporton se gjatë intervistës, Trump rekomandoi që të gjithë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe sondazhet e fundit në Shtetet e Bashkuara tregojnë se një numër i madh i republikanëve dhe mbështetësve të Trump kanë rezerva për imunizimin.

"Është një vaksinë e shkëlqyeshme. Është një vaksinë e sigurt. Dhe është diçka që funksionon. Unë do t'ua rekomandoja shumë njerëzve që nuk duan të vaksinohen, dhe unë e di që shumë prej tyre më mbështesin vërtet," tha Trump, i cili është vaksinuar vetë në janar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco