Blinken akuzon Kinën për sjellje agresive dhe shtypëse

Blinken akuzon Kinën për sjellje agresive dhe shtypëse

09:53, 17/03/2021

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se Kina është duke vepruar në mënyrë agresive dhe shtypëse, duke i përmendur sjelljet e saj në Detin Jugor dhe Lindor të Kinës, ku ka mosmarrëveshje territoriale me Japoninë dhe shtetet tjera aziatike.

Duke folur para gazetarëve në Tokio të Japonisë, Blinken tha se Pekini është duke i rritur tensionet dhe jo duke i ulur ato në rajon. Sipas tij, Kina po e bën këtë përmes veprimeve detare dhe sjelljes ndaj Tajvanit.

Blinken është duke zhvilluar vizita zyrtare në Japoni dhe Kore Jugore bashkë me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austian, në përpjekje për t’i forcuar aleancat e Uashingtonit në Azi. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i zyrtarëve të lartë të administratës së presidentit Joe Biden, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Pekini është duke vepruar në mënyrë më shtypëse brenda vendit dhe në mënyrë më agresive jashtë, përfshirë Detin Lindor të Kinës dhe Detin Jugor të Kinës dhe gjithashtu në raport me Tajvanin”, deklaroi kryediplomati amerikan.

“Ne e presim mundësinë që t’i paraqesim në terma shumë të qartë te homologët tanë kinezë disa nga shqetësimet tona rreth veprimeve që ata po bëjnë”, shtoi Blinken.

Pas deklaratës për gazetarë në Japoni, Blinken dhe Austin pritet të nisen drejt Koresë Jugore për të zhvilluar bisedime të ngjashme me homologët e tyre të enjten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco