Truproja e Erdogan i jep fund jetës në moshën 28-vjeçare, ja amaneti i tij

Truproja e Erdogan i jep fund jetës në moshën 28-vjeçare, ja amaneti i tij

09:33, 17/03/2021

Truproja e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan u gjetë i vdekur në banesën e tij ditën e djeshme pasi kreu vetëvrasje.

28-vjeçari Mehmet Ali Bulut, i cili ishte pjesë e Departamentit të Mbrojtjes së Presidentit kishte lënë një letër në shtëpinë e tij ku në një farë mënyrë shpjegonte arsyen që e çoi drejt këtij akti.

Ai shkruante në letër se kishte marrë shumë ofendime, fyerje, kërcënime dhe poshtërime. Gjithashtu në letër ai theksonte se nuk dëshironte që në varrimin e tij të merrnin pjesë eprorët e tij.

“Çdo njeri ka krenarinë e tij dhe unë nuk mund t’i duroja fjalët”, shkruante ai në letër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco