SHBA: Rusia dhe Irani tentuan të ndikonin në zgjedhjet presidenciale

SHBA: Rusia dhe Irani tentuan të ndikonin në zgjedhjet presidenciale

09:26, 17/03/2021

 

Një raport i inteligjencës që duhet të botohet në Uashington sot thotë se Rusia dhe Irani po përhapnin dezinformata në një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet Amerikane, raporton Reuters.

 Raporti thekson se nuk ka asnjë provë që ndonjë votë është ndryshuar nga ndërhyrja teknike, e cila hedh poshtë si të pasakta pretendimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Inteligjenca amerikane ka zbuluar përpjekje të tjera për të lëkundur votuesit me informacione nga Kuba, Venezuela dhe grupi ekstremist Hezbollah, por ndërhyrjet në sistemet e disa administratave lokale të SHBA nuk kanë pasur efekt në rezultatet e zgjedhjeve, sipas burimeve të Reuters.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco