Joe Biden: ‘Emigrantë, mos ejani këtu’

Joe Biden: ‘Emigrantë, mos ejani këtu’

09:01, 17/03/2021

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, lidhur me numrin e emigrantëve të paligjshëm që rritet çdo ditë e më shumë në kufirin me Meksikën, tha "Emigrantëve mund t'u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”

Gjatë një vizite në rajonin Pennsylvania, Biden dha një intervistë për ABC News.

Në përgjigjen e tij në pyetjen lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm që po përjetohet ditët e fundit në kufirin me Meksikën, Biden tha: "Emigrantëve mund t'u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj".

Biden vuri në dukje se kanë kthyer shumë nga emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në vend. "Para së gjithash duhet të dini se në 2 vitet e fundit, në 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të numrit të emigrantëve", tha ai

Ndërsa në pyetjen nëse ka mundësi që të përkeqësohet situata në kufirin me Meksikën, presidenti Biden tha: "Po, kjo mund të ndodhë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco