Tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi terrorist të ndodhur në Georgia të SHBA-së.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjashtë gra aziatike kanë vdekur pasi një i ri hyri në qendrën e masazhit dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt tyre.
Sulmi i cili ndodhi në 3 qendra masazhesh kishte viktima kryesisht gra me origjinë koreane. Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë Koreane.
Zyrtarët thanë se një 21-vjeçar ishte arrestuar dhe besohej se ishte i dyshuari i të tre sulmeve.
Ndërkohë ende asnjë motiv nuk është përcaktuar për sulmet e ndodhura ditën e martë.
Të shtënat e para ndodhën rreth orës 17:00 (21:00 GMT) në Sallonin e Masazhit Youngs Aziatik në Acworth, Qarku Cherokee.
Zëdhënësi i zyrës së Sherifit, Jay Baker tha se dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe tre u dërguan në spital, ku edhe dy të tjerë vdiqën. Ai më vonë konfirmoi se viktimat ishin dy gra aziatike, një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë dhe se një burrë hispanik ishte plagosur.
Më pak se një orë më vonë, policia u thirr për një “grabitje” në Gold Spa në veri-lindje të Atlantës.
“Pas mbërritjes, oficerët gjetën tre femra të vdekura brenda vendit nga plagët e dukshme me armë zjarri,” tha policia në një deklaratë.
Ndërsa ishin atje, oficerët u thirrën në një qendër masazhi përtej rrugës, të quajtur Aromatherapy Spa, ku gjetën një grua tjetër të vrarë.
Krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur shumë muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson njerëzit aziatikë për përhapjen e Covid-19.
Në një fjalim javën e kaluar, Presidenti Joe Biden dënoi “krimet e mbrapshta të urrejtjes kundër Aziatiko-Amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar”.
© SYRI.net