Bullgari/ Sekuestrohen miliona dollarë dhe euro falso

Bullgari/ Sekuestrohen miliona dollarë dhe euro falso

08:17, 17/03/2021

Autoritetet bullgare arritën të sekuestronin milliona dollarë dhe euro të falsifikuara të prodhuara me një cilësi të lartë në një zyrë printimi të një universiteti në kryeqytet të Bullgarisë, thanë të martën autoritetet.

Në operacionin që u ndërmor edhe në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete të ShBA-së, u sekuestruan kartëmonedha falso në vlerë 3.6 milionë euro dhe 4 milionë dollarë.

Janë arrestuar një burrë  një grua si dhe punëtor i cili merrej me printimin e kartëmonedhave.

Kjo është një ndër ngarkesat më të mëdha të sekuestruara ndonjëherë tha kreu i prokurorisë bullgare Georgi Hadzhiev

Policia beson se dy të ndaluarit janë pjesë e një ndërmarrje më të madhe kriminale, që merret me trafikimin e dollarëve të falsifikuar në Ukrainë dhe të eurove në Evropën Perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco