Eksportet ruse të armëve për periudhën 2016-2020 bien me 22 %

Eksportet ruse të armëve për periudhën 2016-2020 bien me 22 %

15:20, 16/03/2021

Instituti Ndërkombëtarë i Stokholmit për Paqe dhe Hulumtime (SIPRI) ka analizuar trendin e shitjes së armëve për periudhën 2016-2020.  Edhe pse në nivel global eksportet e armëve kanë mbetur pothuajse në nivelin e viteve 2011-2015, ka ndryshim të mëdha në eksportin e armëve mes shteteve kryesore eksportuese.

Bazuar në hulumtimin e tregut për periudhën pesë vjeçare vërejmë që Rusia dhe Kina kanë rënie të eksporteve ndërsa shtetet perëndimore si SHBA, Franca, Gjermania etj kanë rritje të shitjeve.

Rënien më të madhe të eksportit të armëve e ka Rusia, e cila për periudhën 2016-2020 ka rënie të eksporteve prej 22% dhe në mesin e 10 eksportuesve kryesorë të armëve zotëron vetëm 20% të tregut global.

Rënie të konsiderueshme të eksporteve ka edhe Kina, e cila për këtë periudhë ka rënie të eksporteve me 7.8%, ndërsa në ndarjen e tregut merr pjesë me vetëm 5.2%.

Lider në eksportin e armëve është SHBA e cila zotëron 37% të tregut në nivel global dhe në periudhën 2016-2020 ka rritje të eksporteve prej 15%.

Ndarja globale e tregut nga 10 shtetet kryesore eksportuese të armëve

Nga shtetet perëndimore që kanë pas rritje të konsiderueshme të eksporteve të armëve për ketë periudhë janë Franca me 44% dhe Gjermania me 21%.

Shtetet që më së shumti kanë blerë armë gjatë kësaj periudhe janë shtetet e lindjes së afërme, të cilat i kanë rritur blerjet e armëve për 25%.

Në mesin e importuesve të armëve në nivel global bindshëm prinë Arabia Saudite e cila për periudhën 2015-2020 ka rritur blerjen e armëve me 61%.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco