Biden: ‘Akuzat ndaj Cuomo janë shqetësuese’

Biden: ‘Akuzat ndaj Cuomo janë shqetësuese’

14:49, 16/03/2021

Joe Biden i konsideron shqetësuese pretendimet seksuale kundër Guvernatorit të New York-ut Andrew Coom dhe beson se hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe i plotë.

Biden nuk foli drejtpërdrejt me Cuomo, i cili aktualisht kryeson Shoqatën Kombëtare të Guvernatorëve dhe pritet të bashkohet me bisedën javore me presidentin sot më vonë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

"Duket se ngjarje të reja po shfaqen çdo ditë. Ne i shohim ato shqetësuese. Presidenti i konsideron shqetësuese. Çdo grua që flet duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt," vuri në dukje Psaki.

Të paktën shtatë gra, përfshirë ish bashkëpunëtorët e Cuomo, 63, kanë akuzuar guvernatorin për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme.

Ai akuzohet gjithashtu për mbulimin e shkallës së vdekjeve në lidhje me Covid 19 në shtëpitë e pleqve.

Guvernatori mohoi të gjitha akuzat e ish-bashkëpunëtorëve të tij dhe premtoi të bashkëpunojë në hetim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco