Çmenduria e pijeve me biberon në disa vende arabe shkakton reagime të ashpra

Çmenduria e pijeve me biberon në disa vende arabe shkakton reagime të ashpra

11:55, 16/03/2021

Dubai,  Emiratet e Bashkuara Arabe - Kafenetë nëpër disa shtete arabe të Gjirit filluan të shesin kafe dhe pije të tjera të ftohta në biberona fëmijësh këtë muaj, duke përhapur një mani të re që ka shkaktuar entuziazëm, konfuzion dhe reagim të ashpër.

Moda filloi në Einstein Cafe, një rrjet dyqanesh ëmbëlsirash me degë në të gjithë rajonin, nga Dubai në Kuvajt deri në Bahrein. Në vend të gotave të zakonshme prej letre, kafeneja vendosi të shërbejë pijet e saj me qumësht në shishe plastike për fëmijë.

Megjithëse ekskluziviteti nuk ishte i sapoardhur në produktet me temë për foshnjat – sepse një pije me qumësht me drithëra e oriz për foshnjat është një prej librave më të shitur për një kohë të gjatë - entuziazmi i paparë mbi biberonët qe tronditës.

I gjithë stresi dhe ankthi mbi pandeminë e koronavirusit duket se ka nxitur disa që të gjejnë një rrugëdalje me këtë çmenduri të re të çuditshme.

"Të gjithë donin ta blinin, njerëzit telefononin gjithë ditën, duke na thënë se do të vinin me miqtë e tyre,  do të vinin me babanë dhe nënën", tha për The Associated, Younes Molla, Shefi Ekzekutiv i dyqaneve Einstein në Emiratet e Bashkuara Arabe.  "Pas kaq shumë muajsh me pandeminë, me të gjitha vështirësitë, njerëzit bënë foto, u argëtuan, iu kujtua fëmijëria e tyre."

Dyqanet e këtij rrjeti u dyndën nga njerëzit, klientët e të gjitha moshave derdheshin nëpër trotuare, duke pritur rastin për të pirë kafe dhe lëng nga një biberon plastik. Disa klientë madje sollën edhe shishet e tyre të foshnjave në kafene, duke iu lutur baristëve të hutuar që t'ua mbushnin.

Fotografitë e biberonëve  të foshnjave me ngjyra tërhoqën mijëra pëlqime në Instagram dhe TikTok. Një kurë për pasigurinë e botës? Një përgjigje ndaj ndonjë instinkti primar? Sido që të jetë, lindi një trend.

Shpejt, megjithatë, u shfaqën edhe urrejtësit në internet. "Njerëzit ishin aq të zemëruar, ata thanë gjëra të tmerrshme, saqë ne ishim një" turp" për Islamin dhe kulturën myslimane," tha Molla, duke përdorur termin arab për turp ose çnderim “aeb”.

Javën e kaluar, zemërimi arriti nivelet më të larta të qeverisjes. Autoritetet e Dubait morën masa masive. Ekipet e inspektimit hynë në kafene ku tendenca kishte marrë hov dhe vunë gjoba.

"Një përdorim i tillë pa kriter i shisheve të foshnjave nuk është vetëm kundër kulturës dhe traditave vendase," lexohet në deklaratën e qeverisë, "por keqpërdorimi i shishes gjatë mbushjes mund të kontribuojë gjithashtu në përhapjen e COVID-19", një referencë e dukshme për ata që sjellin shishet e tyre të përdorura në kafenetë e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco