Bie aeroplani në rrugë, dy viktima dhe dy të plagosur rëndë

Bie aeroplani në rrugë, dy viktima dhe dy të plagosur rëndë

09:56, 16/03/2021

Dy njerëz u vranë dhe dy u plagosën kur një aeroplan i vogël u përplas në Florida të Jugut. Aeroplani goditi një makinë në rrugë duke lënë të plagosur dy persona të së njëjtës familje, nënë dhe fëmija e saj.

 Dy anëtarë të ekuipazhit të avionit u vranë dhe nëna dhe fëmija u plagosën rëndë.

Një aeroplan me një motor u rrëzua të hënën pasdite me kohën lokale pak pasi u ngrit në aeroportin lokal në Pembroke Pines, jo shumë larg Miami.

Pamjet e aksidentit u publikuan në rrjetet sociale, të cilat tregojnë se si aeroplani goditi automjetin, dhe më pas mori flakë.

Gruaja dhe fëmija u nxorrën nga automjeti dhe u dërguan në një spital aty pranë. Gjendja e tyre është kritike.

Shkaku i rrëzimit të avionit nuk dihet ende, dhe shërbimi zjarrfikës lokal deklaron se është e mundur që piloti të ketë raportuar se kishte probleme me motorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco